Dëmtimet dhe më pas forma e dobët që tregoi në dy ndeshje kur u aktivizua duket se e kanë bindur përfundimisht trajnerin Sinisha Mihajloviç për të ardhmen e Arlind Ajetit.

Mediat italiane pranë skuadrës së Torinos kanë bërë me dije se torinezët do të nisin menjëherë spastrimet, sapo të përfundojë sezoni.

Ndër emrat më të lakuar janë mbrojtësit, ku pa diskutim që i pari në listë është Arlind Ajeti. Sipas “toronews”, shqiptari nuk do të ketë më asnjë shans që të bindë trajnerin dhe stafin teknik.

Dëmtimi që kaloi gjatë fazës përgatitore, përsëritja e tij, por edhe gabimet që bëri në ato pak ndeshje kur iu dha mundësia, kanë bërë që ai të dalë jashtë planeve të Mihajloviç për edicionin e ardhshëm.