Në Firence, Interi preku fundin, sepse një skuadër si zikaltërit, me shumë emra të rëndësishëm në përbërje nuk mund të pësojë kurrsesi 5 gola nga Fiorentina më e dobët e 3-4 viteve të fundit, në një ndeshje ku portieri Handanovic ishte lojtari më i mirë në fushë për ekipin e Piolit, pasi po të mos ishte për portierin slloven disfata ndaj vjollcëve të Paulo Sousës mund të kishte marrë përmasa më të mëdha.
Tashmë kualfikimi në Europa League sezonin e ardhshëm ngjason me një mirazh për Interin që në 5 javët e fundit është shpërfyturuar totalisht, teksa ka regjistruar 2 barazime dhe 3 humbje, ndërsa ka pësuar plot 13 gola.Në përfundim të takimit të Artemio Franchit, trajneri Stefano Pioli me stafin e tij por edhe drejtuesit më të lartë të Interit duke filluar që nga zëvendëspresidenti Javier Zanetti, drejtori i përgjithshëm Gardini ai sportiv Ausilio dhe djali i pronarit Steven Zhang, patën një ballafaqim me skuadrën rreth 1 orë.
Icardi me shokë duhet ta kuptojnë që mbajnë veshur fanellën e Interit, ndoshta kapiteni është më pak fajtori se me 24 gola në këtë sezon të Serisë A, punën e tij e ka bërë, por pjesa e tjetër e skuadrës nuk i është përgjigjur aspak. Ky Inter u ndërtua për të rivalizuar Juventusin por pozicionohet në vendin e 7-të aktualisht me vetëm 1 pikë më shumë se Fiorentina e vendit të 8-të.
Lojtarë të mirëpaguar për të cilët janë shpenzuar shifra të mëdha, por në fushë nuk kanë treguar pothuajse asgjë, shumë nga futbollistët aktualë nuk meritojnë të mbajnë veshur fanellën e Interit sepse një bluzë kaq e rëndë nuk të përdhoset në të tillë mënyrë.
Pas humbjes 5-4 ndaj Fiorentinës, trajneri Stefano Pioli mori të gjitha përgjegjësitë duke theksuar se ky Inter preku fundin por duke shtuar në të njëjtën kohë se ai ndaj vjollcëve nuk ishte Interi i tij, duke e kaluar në një farë mënyre topin edhe te futbollistët, sepse fajin më të madh e kanë padiskutim ata, lojtarët.
Edhe nëse trajneri nga Parma mund të këtë gabuar me vendosjen e cdonjërit prej tyre në fushë, si profesionistë që janë paraqitje të tilla janë të patoluershme. Ndaj Fiorentinës, Interi dukej si Palermo ose madje edhe më keq.
Edhe vetë kapiteni Icardi autori i 3 golave në takimin nuk di ti japë një shpejgim momentit negativ të zikaltërve.” Gjërat po shkojnë gjithnjë e më keq për ne është një muaj i pashpjegueshëm ashtu si pjesa e dytë ndaj Fiorentinës, gjithmonë është trajneri ai që paguan por besoj se Pioli ka besimin e drejtuesve të klubit, mbeten edhe 5 ndeshje dhe duhet të bëjmë gjithcka për të kapur Europën, deklaroi në fund sulmuesi argjentinas.