Policia Rrugore në Durrës ka arrestuar në flagrancë shtetasin B. Xhaferri, 30 vjeç, banues në qytetin bregdetar.
Xhaferri është ndaluar në lagjen nr.8, Durrës duke drejtuar mjetin tip Ford në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.





