Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i cili është kapur me një sasi të konsiderueshme droge të fshehur në makinë. Pas informacioneve të marra, efektivët e shtetit fqinj kanë ndjekur një makinë që vinte nga kufiri me Shqipërinë.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, policia greke ka ndjekur një tjetër makinë e cila vinte nga kufiri me Shqipërinë. Pas kontrollit në Eleusa të Janinës, policia greke gjeti 2 canta me 14 pako qe përmbanin 36 kg 750 gram marijuane, ndërsa në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shtetas grek rreth 45-vjeç. /BalkanWeb/





