Një 37-vjeçar është dhunuar barbarisht me mjete te forta nga persona të maskuar dhe ende të paidentifikuar në qytetin e Korçës.
‘BalkanWeb’ raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek ‘1 Maji’, ndërsa i dhunuari është 37-vjeçari Marsel Miliadhi.
Mësohet se 37-vjeçari ishte rrugës duke shkuar në shtëpi, kur është ndaluar dhe dhunuar barbarisht nga dy persona në hyrje të pallatit ku banonte.
37-vjeçari është shprehur se nuk i njihte agresorët dhe nuk ka konflikte me njeri.
Ai ka marrë plagë të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.





