Pesë persona u vunë në pranga nga forcat e Antidrogës së Tiranës, gjatë një operacioni të zhvilluar vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë, në rrugën “Myslym Shyri”.

Policia e Tiranës tha dje se mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga specialistët e Narkotikëve, për një shkëmbim të lëndëve narkotike të llojit heroinë në rrugën “Vangjush Furxhi”, menjëherë është organizuar puna dhe kanë ndërhyrë shërbimet policore.

Në operacion kanë marrë pjesë oficerët e Antidrogës dhe ata të Njësisë Operacionale. Gjatë ndërhyrjes forcat policore kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekje për t’i shpëtuar policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij, duke ecur mbrapsht, ku ka dëmtuar tri automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”.

Më pas ai ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap. Punonjësit e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin, ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij, shkruan “Panorama”, duke zbardhur detaje nga operacioni.

Në brendësi të makinës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 24 gr lëndë të dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit “minimarket”, në pronësi të shtetasit Nikolin Merko, ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kg e 160 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa “çokollatë”.

Janë publikuar edhe pamjet e ndjekjes, në momentin që dy të ndaluarit tentuan të ikin me vrap për t’i shpëtuar Policisë. Atyre iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 24 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Heroinë si dhe 2 kilogramë e 160 gramë Çokollatë e dyshuar Cannabis Sattiva.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 21.04.2017, Specialistët e Narkotikëve në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “BBM”, në kuadër të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Fatjon Bahiti, 27 vjeç, banues në Elbasan

– Abdyl Musagaj, 49 vjeç, banues në Elbasan

– Tomorr Shqezi, 53 vjeç, banues në Tiranë

– Ervin Myftiu, 39 vjeç, banues në Tiranë

– Nikolin Merko, 45 vjeç, banues në Tiranë

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Narkotikëve, për një shkëmbim të lëndëve narkotike të llojit Heroinë në rrugën “Vangjush Furxhi”, menjëherë është organizuar puna dhe kanë ndërhyrë shërbimet Policore të Sektorit Kundër Narkotikëve si dhe të Operacionales.

Gjatë ndërhyrjes forcat policore kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekie për ti shpëtuar Policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tri automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Punonjësit e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin, ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij.

Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit “Mini Market” në pronësi të shtetasit N. M., ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva.

Nga veprimet proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë

– 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva

– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”

– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”

– 12 aparate telefonik

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.