Rreth orës 16.10, në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, një automjet ka dalë nga rruga.

Menjeherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se, automjeti tip benz me targa AA 144 OR, me drejtues shtetasin J.D, 20 vjeç, banues në Bulqizë, si pasojë e humbjes së kontrollit është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka dalë nga rruga.

Në automjet udhëtonte edhe motra e drejtuesit të mjetit shtetasja S.D, 23 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes me bordurën dhe daljes nga rruga të automjetit, është dëmtuar rëndë pasagjerja shtetasja S.D, dhe drejtuesi i automjetit shtetasi J.D.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku pas ndihmës së parë mjekësore, shtetasja S.D,  është transportuar, me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa shtetasi J.D, po transportohet me ambulancë drejt Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.