Policia e Tiranës zhvilloi këtë të premte një operacion antidrogë në kryeqytet.

Sipas burimeve paraprake mësohet se janë sekuestruar 1 kilogram heroinë në zonën e “Myslym Shyrit”, në një automjet që u braktis nga personat që ndodheshin në të.

Nga ky operacion kanë rënë në pranga tre persona. Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti.

Nga ana tjetër, operacioni vijon me kontrollin e banesave të të arrestuarve, si dhe po kryhen verifikime për persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të shitjes së drogës.