Gjendet një makinë që ishte vjedhur në Xhafzotaj të Durrësit.

Mjeti tip “Citroen”, në pronësi të një kompanie, i cili ishte vjedhur në fshatin Xhafzotaj, është gjetur një ditë më parë në Kamzë.

Policia bën me dije se është gjetur në një parking, ndërsa personi që e ka lënë aty nuk dihet ende se cili është.

Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.