Blerina Balili është këngëtarja e cila ishte mbrmë në lokalin “Fiks Fare”, ku ndodhi masakra që la të vdekur 33-vjeçarin Ergys Gjioveshajn dhe 3 të plagosur të tjerë.

Lokali ku ka ndodhur ngjarja njihet për netët me muzikë live. Para disa orësh, në rrjetet sociale kishte njoftimin për mbrëmjen e djeshme, siç shihet edhe në foto, ku këndonte këngëtarja Blerina Balili.

Nga të shtënat me armë, mbeti i vdekur Ergys Gjioveshaj nga Vlora i moshës 33 vjeç, ndërsa u plagosën Florjan Hila, 28 vjeç, Arta Luka 26 vjeçe dhe Arsonel Llanaj 32 vjeç.