Një person ende i paidentifikuar është në kërkim nga Policia, pasi ka plagosur me sende të forta një person.
Ai është gjendur në banesën e gruas së të plagosurit, në momentin e ngjarjes, dhe i ka dalë në krahë asaj, ta mbronte pikërisht nga burri prej të cilit mbrohej me urdhër nga gjykata.
Burime nga Komisariati i Policisë Krujë bënë me dije se jane referuar gjithashtu materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin B.N, vjeç 46, pasi në gjendje të dehur, ka shkuar në banesën e bashkëshortes shtetases Sh.N, vjeç 39, e cila ka Urdhër mbrojtjeje.
Por aty një person i paidentifikuar e ka plagosur lehtë me mjete të forta.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. /Panorama





