Gjykata ka vendosur që vendimi për Mark Frrokun të merret ditën e nesërme në orën 12:15.

I pranishëm në seancën e sotme ishte edhe i akuzuari Frroku, i cili ka mohuar akuzat. 

“Akuzohem prej dy vjetësh për vrasjen e një personi që nuk e kam parë kurrë”, është shprehur Frroku në seancë.

 “Akuza për pastrimin e parave nuk qëndron. Unë dhe familja ime kemi punuar 16 orë në ditë për disa vite”, ka thënë Mark Frroku.