Një e re nga Lushnja është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për ngjarjen e ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë një ditë më parë, kur u thyen xhamat e një makine.
Policia bën të ditur se po punohet për kapjen e shtetases E.A., 29 vjeçe. Dyshohet se ajo ka thyer 3 xhamat e makinës tip “BMW” të shtetasit C.S., 50 vjeç, banues në Itali.
Nuk dihet për ç’motive ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë dhe arrestimin e autores.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





