Mashtrohet e reja nga Durrësi, i marrin
Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit A.D. 51 vjeç, banues në Durrës, i akuzuar për mashtrim.
Sipas informacioneve policore, bëhet e ditur se ai ka mashtruar një vajzë duke i marrë 4200 euro.
“Shtetasi i mësipërm i ka marrë borxh një shumë prej 4 200 € shtetases M. A. 29 vjeçe, banuese në Durrës dhe nuk ia ka kthyer”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”.





