Një tjetër shqiptar i dënuar për vrasje është ekstraduar nga Interpol Tirana.
Almir Haruni, 42 vjeç, lindur në Gramsh, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë pasi akuzohet për vrasjen e një shtetasi, ngjarje kjo e ndodhur më 06.08.1997.
“Rreth orës 21.30 në qytetin e Gramshit pas një sherri për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasin G.B. Për këtë vepër penale, Gjykata e Rrethit Gramsh me vendim nr.38, datë 09.07.2001, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale, “Vrasjes” dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga neni 76 e 278/ 2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njofton policia.
Pas bashkëpunimit me homologët e Interpol Romës, në vitin 2007 është bërë e mundur të lokalizohet në Itali, pasi ishte arrestuar nga autoritetet italiane për veprën penale të “Trafikut të drogës”.
I ekstraduari në PKK Rinas, ai iu dorëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.





