Ka përfunduar në Itali procesi gjyqësor ndaj organizatës “Zanafilla”, që trafikonte sasi të mëdha të drogës nga Shqipëria në Itali.

50 vite burg janë dhënë në total ndaj anëtarëve të organizatës nderkombetare të drogës, të cilët janë shqiptarë dhe italianë, raportojnë mediet e vendit fqinjë.

Mediat italiane raportojnë se Antonio Leo u dënua me 7.8 muaj burg, 10 vjet për Pasquale Giannone, 7.8 vite burg për Albino Volpe, 4 vite për Gregorio Leo, 6.2 vite burg për shqiptarin Bastri Çaushaj, 4 vite burg për Dorjan Pashajn, 3.4 vite për Leonidha Lapajn, 3.4 vite burg për Romarjo Demaj, 1 vit për Alessio Mero, 1.6 vite burg për Antonio Brigante, 2 vite për Filippo Costanzo dhe 2 vite burg për Shkëlzen Pronjaj.

Të pandehurit janë dënuar për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe tentativë grabitje. Organizata kriminale u zbulua në mars të 2016-s, kur karabinierët sekuestruan 65 kg marijuanë dhe arrestuan dy persona.