Dihet që paratë dhe stolitë e çmuara janë ndër objektet më të preferuara për t’u vjedhur nga hajdutët.
Dhe pikërisht këto të fundit kanë qenë objektivi i rradhës i hajdutëve, që kanë realizuar dy vjedhje, në dy shtëpi në lagjet nr.5 dhe nr.6 të qytetit të Durrësit.
Objektiv i vjedhësve kanë qenë shtëpitë e shtetasve Z.Ç., 50 vjeç dhe V.C., 54 vjeç. Në të dyja banesat, hajdutët, ende të paidentifikuar nga policia, kanë marrë me vete paratë dhe bizhuteritë që kanë gjetur në shtëpi.
Ndërkohë, në lagjen nr.16 të Durrësit është zhdukur biçikleta e një 34-vjeçareje. Në këtë rast, policia ka arritur deri tek autori i vjedhjes, që rezulton të jetë një shtetas nga Tirana, E.S., 41 vjeç.
Ky i fundit është shpallur në kërkim, i akuzuar për veprën penale “Vjedhje”.





