Policia britanike kërkon ndihmën e komunitetit për gjetjen e një të riu shqiptar, i cili u zhduk në rrethana misterioze më shumë se një javë më parë.
20-vjeçari Haziz Bruci, u pa për herë të fundit në qendër të qytetit Paisley, rreth mesditës së të dielës së 9 Prillit. Paisly është qyteti më i madh në rajonin historik të Renfrewshiret, në Skocinë qendrore.
Shqiptari përshkruhet si me trup mesatar, me flokë të shkurtër të zinj dhe i rruar. Ai ishte i veshur me tuta të errëta, xhaketë me zinxhir dhe atlete Nike.
“Jemi të shqetësuar për shëndetin e Brucit. Lutemi për mbështetje nga komuniteti lokal dhe që të na ndihmojnë ta gjurmojmë”,tha Jackie Melvin nga policia e Paisley-t.
Ai tha se Bruci u zhvendos pak muaj më parë në Paisley nga Londra, ku iu bashkua familjes.





