Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, ka vendosur të mos jetë më pjesë e koalicionit të majtë.

Vendimin për t'u larguar nga koalicioni i majtë, e ka dhënë vetë deputeti Eduard Ndocaj, i cili ka sqaruar se do t’i bashkohet opozitës dhe kauzës së saj.

“Opozitar, me bazë të gjerë, pa dallime ideologjike dhe pa interesa të ngushta e personale pushteti është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza dhe për të garantuar zgjedhjet e lira. PBDKSH është e vendosur për të dhënë kontributin e saj. PBDKSH ka prioritet dekriminalizimin e listave, ndalimin e personave të inkriminuar që të mos përfshihen në fushatë elektorale. PBDKSH është vendosur të qendroi e palëkundur për betejat e Demokracisë”,– shkruan Ndocaj.