Zgjati vetëm 5 minuta seanca e sotme e jashtëzakonshme e Parlamentit për të miratuar ngritjen e dy komisioneve ad hoc që do të verifikojnë kandidatët për institucionet e vetingut.
Me 82 vota pro, mazhoranca votoi anëtarët e këtyre dy komisioneve ad hoc, ndërkohë që opozita nuk ndodhej në Parlament për shkak të bojkotit.
Duke qenë se opozita bojkotoi edhe sot punën e Parlamentit, deputetët e mazhorancës kanë miratuar vetëm 6 anëtarët e tyre, ndërsa 6 të tjerët i përkasin opozitës.
PS ka propozuar Bashkim Fino, Ulsi Manja, Pandeli Majko Ervin Bushati, Vasilika Hysi, Evis Kushi dhe Arben Cuko
LSI propozoi Luan Ramen dhe Silva Caken per njerin komision dhe Vangjel Tavon per komisionin e dyte.
PDIU ka propozuar Mesila Doda dhe Tahir Muhedini.





