Në një intervistë të dhënë në mirkofonin e ‘El Pais’, Xabi Alonso, mesfushroi spanjoll i Bayern Munich ka treguar prapaskenat gjatë kohës së tij te Liverpool kur ishte nën drejtimin e trajnerit bashkombas të tij, Rafa Benitez. Bashkë me Benitez, Alonso fitoi një Champions League te Liverpool, pikërisht në edicionin 2004-05, që ishte dhe sezoni i tij i parë në “Anfield Road”, në finalen historike ndaj Milan.
“Më grumbulloi për një ndeshje të vlefshme për çerekfinalen ndaj Inter. I thash Rafa’s se nuk mund të shkoja, pasi bashkëshortja ime ishte gati të lindte, dhe se do të shkoja sapo gjithçka të shkonte në rregull, duke marrë një avion dhe të bashkohesha me skuadrën. Nuk e pranoi. Kështu mora vendimin të qëndroja me familjen, nuk ishte e lehtë, nuk ishte një ndeshje çfarëdo, por nuk u pendova kurrë. Në përfundim fituam me rezultatin 0-1, falë një goli të Torres”, deklaroi Xabi Alonso.