Atleti i mirënjohur i kombëtares së Shqipërisë, Izmir Smajlaj, kampion i Europës dhe i Ballkanit në kërcim së gjati, ka humbur durimin, duke goditur disa analistë, që sipas tij po ia keqpërdorin emrin. “Duke ndjekur me një përbuzje të madhe të gjitha lajmet e hedhura sot në portale të ndryshme të mediave, jam shumë i indinjuar dhe i revoltuar nga shkrimi i këtyre pseudo-analistëve. Ndaj, jam i detyruar të përgënjeshtroj, duke theksuar se:
1 ) I jam shumë mirënjohës shtetit shqiptar për ndihmën dhe përkrahjen e ofruar.
2) Nuk kam bërë asnjë deklaratë zyrtare, në të cilën të kem deklaruar largimin tim nga Shqipëria.
3) Për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi, deri në penale, të gjithë ata që flasin në emrin tim. Të gjithë ata që duan të dëmtojnë imazhin dhe figurën time. Jam krenar që jam shqiptar dhe që lartësoj flamurin shqiptar në mbarë botën”.