Një tifoz futbolli ka humbur jetën, pasi u hodh nga shkallët e stadiumit nga tifozët e tjerë nga një lartësi prej 10 metrash. Emanuel Balbo, 22 vjeç, u godit nga tifozët të shtunën në mbrëmje në stadiumin Mario Alberto Kempes.

Video tregon momentin e tmerrshëm të incidentit kur u dhunua me grushta e shkelma përpara se ta hidhnin poshtë. Pas dy ditësh në koma, Balbo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Në stadium luhej ndeshja Blegrano kundër Talleres. I ati i djalit që humbi jetën, tha se autori i sulmit ishte Oscar Sapito Gomez, të cilin viktima e akuzonte për vdekjen e të vëllait të vogël 4 vite më parë në një aksident me makinë.

Sipas mediave argjentinase, Balbo kishte identifikuar Gomez në shkallët e stadiumit, por ky i fundit i kishte thënë turmës se Balbo ishte tifoz i skuadrës tjetër dhe në atë moment të gjithë iu vërsulën për ta goditur.