Një furgon pasagjerësh duket se ka pësuar difekt pak minuta më parë dhe është mbuluar nga një re e dendur tymi, në afërsi të Qukësit, në Librazhd.
Pamjet filmike që vijnë në redaksinë e “DurrësLajm” tregojnë furgonin e ndalur në një cep të rrugës, ndërkohë që shtëllunga të mëdha tymi dalin prej tij, ndërsa shoferi mundohet të gjejë difektin në motor.
Nuk dihet ende nëse mjeti i transportit kishte pasagjerë në të në momentin e pësimit të difektit.
Në vendngjarje pritet ttë mbërrijnë zjarrfikësit që do të neutralizojnë flakët, nëse mjeti përfshihet nga zjarri.





