Arrestimi i 18 doganierëve e policëve për drogën që u nis nga Durrësi drejt Italisë, është përshëndetur edhe nga kreu i opozitës, Lulzim Basha. Por ai theksoi se ata janë vetëm ushtarë. Sipas tij, arrestimet duhen nisur me prangosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Këta 18 janë ushtarët, çojeni hetimin deri në fund. Niseni me arrestimin e Tahirit dhe përfundojeni me kreun e bandës. Po këtë nuk e bëjnë dot se u rri mbi kokë vetingu i Ramës, se vetingu ndaj është bërë që të ruajë bandat e drogës, të korruptuarit dhe kriminelët në këtë vend. Komploti ekonomik, komploti ekonomik kundër shqiptarëve, skema e zhvatjes së çdo qindarke nga xhepat tuaja”, tha Basha.





