Demokratët e Kavajës janë shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve vendore më 7 maj në qytetin e tyre. Sipas popullit demokrat, Kavaja ishte qyteti i cili solli pranverën e demokracisë në vend dhe prej këtij qyteti do të ndodhë edhe ndryshimi i madh në 2017-ën.  

Ata thonë se PD nuk doli me kandidat të saj, sepse nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje që sipas tyre janë të blera politikisht që nga fillimi.

"Nuk do lejojmë të zhvillohen zgjedhjet në 7 maj,  të gjithë shqiptarët dhe demokratët e vërtetë duhet të vijnë në Kavajë më 7 maj, për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve",- thonë themeluesit e PD në qytetin e Kavajës. 

K.H.