Partia LIBRA e Ben Blushit sot ka zbardhur emrat e 190 kandidateve që do të përfshihen në listat shumemërore për zgjedhjet e 18 qershorit.
LIBRA, ne nje njoftim falenderon te gjithe aplikuesit e deritanishem madje shton se pret te tjere deri me 20 prill.
NJOFTIMI I LIBRA
Sot Bërthama LIBRA mori në shqyrtim emrat e aplikantëve për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 18 Qershorit, të cilët i janë përgjigjur thirrjes publike të datës 17 Mars 2017.
Deri tani janë paraqitur 190 kandidatura, të cilat i falenderojmë për vullnetin e tyre që të jenë pjesë e ekipit tonë përfaqësues në zgjedhjet parlamentare.
Bërthama vendosi të presë aplikime të reja deri ditën e enjte, datë 20 Prill dhe përsërit ftesën drejtuar kujtdo që mendon se mund të jetë zëri i LIBRA-s në Parlamentin e Shqipërisë, t’i bashkohet ekipit të saj përfaqësues.
Më poshtë lista e aplikantëve të qarkut të Durrësit, e zbardhur nga DurrësLajm:





