Paraqitja e tij, në momentin e mbërritjes në Malpensa ka zënë të gjithë në befasi. Një bluzë të bardhë poshtë xhaketës në vend të këmishës dhe kollares, një shtrëngim duarsh me një tifoz kinez dhe në mendje planin për të rikthyer Milanin në lartësi. Pak dëshirë për të folur, por ide të qarta, të kristalizuara.

“Falenderoj Berlusconin dhe Fininvest për besimin, si dhe tifozët për durimin. Nga sot do të ndërtojmë të ardhmen, hap pas hapi do të rikthehemi në majat e botës”. Ishte kënaqësi, Yonghong Li 48-vjeçar, person biznesi dhe mëndje e madhe kineze e transaksionit që finalizoi marrëveshjen mes Finivest dhe Fininvest e la Rossoneri Sport Investment Lux. Por kush është dhe me çfarë merret menaxheri kinez që shënjestroi klubin e “Djallit”.

Pak informacione në lidhje me atë, shumë prej të cilave fragmentare, të mbuluara me mister kurrë të zbuluar. Tentojmë të njohim më mirë pronarin e ri të Milan. Një hetim i udhëhequr i ‘Il Sole 24 Ore’ ka provuar të zbulojë pasurinë e Mister Li, personit të aftë fillimisht për të bindur Fininvest e më pas fondin “Elliott” mbi soliditetin e tij ekonomik, përfshirë edhe garancitë: Një pasuri të vlerësuar në rreth 500 milionë euro mes kapitaleve, aksioneve dhe pronave, Yonghong Li ka pjesëmarrje në Kinë (shoqëri në emrin e tij, ose në pronësi të bashkëshortes së tij, Miss Huang) në aktivitetet të lidhura me ambalazhimin, por edhe miniera fosfati (me xhiro të bizneseve të përllogaritura në rreth 108 milionë euro) dhe asete e prona të patundshme.

Është pikërisht ai i ndërtimit dhe pronave të paluajtshme sektori më kryesor për Yonghong Li, që gjithmonë sipas hetimit të ‘Il Sole 24 Ore’ – zotëron në mënyrë direkte një kuotë prej 28% të një gradaçele prej 48 kateve në Guangzhou, ‘Neë China Building’. Mister Li dhe bashkëshortja e tij kanë edhe pjesëmarrje aksionare në kompani të tjera si “Zhuhai Zhongfu Enterprise”, “Zhuhai Zhongfu Plastic Bottling”, “Ruxin New Materials Technology” dhe “DongGuang Transmission & Fuel Injection Technologies”. Tashmë për Mister Yonghong Li, është fillimi i një epoke të re, i një aventure tunduese të quajtur “Milan”.