Mesfushori i Brazilit, Paulinjo, është në telashe të mëdha në Kinë pasi rrezikon deportimin. Ish-futbollisti i Totenhemit iu bashkua Guangzhou Evergrande dhe dukej se po kthehej përsëri në formën më të mirë pas dy sezoneve plotësisht zhgënjyese në Angli.Telashet filluan kur Paulinjo mendoi që përveç milionave të klubeve kineze, të bënte edhe disa të tjera duke promovuar një kompani bastesh sportive përkrah një aktoreje japoneze filmash pornografikë, nga më të njohura të në Azi.Sipas “The Mirror”, autoritete kineze janë gati të marrin në pyetje lojtarin, pasi bastet sportive janë ilegale në Kinë dhe kompania aziatike “Letou” duket se kishte në objektiv shtetasit kinezë.
Njëkohësisht, në Kinë ndalohet edhe pornografia, ndaj foto e tij me Tsukasa Aoi, duket se nuk kanë kënaqur shumë drejtuesit e skuadrës.Reklama e cila qarkullon prej disa ditësh në rrjetet sociale është filmuar në shtëpinë e Paulinjos në Kinë, ndaj lojtari nuk mund të mohojë faktin se ngjarja ka ndodhur në këtë shtet.Por këto telashe mund të kthehen në një bekim për Paulinjon. Sipas mediave franceze, lojtari monitorohet nga Bajern Mynih, pasi Karlo Ançeloti e sheh si një lojtar që mund të japë kontribut në mesfushën e tij nga e cila do të largohet një futbollist me shumë eksperiencë si Çabi Alonso. Largimi nga Kina mund t’i hapte rrugë kalimit të tij te bavarezët edhe pse sigurisht që atje nuk do të përfitonte rreth 90 mijë paund në javë sa paguhet aktualisht në Kinë.