Pas ndarjes së bujshme nga Kim Kardashian, mediat e huaja shkruajnë se Kanye West ka nisur një romancë të re me Irina Shayk. Sipas “DeuxMoi”, reperi dhe modelja ruse po dalin bashkë.

“Kanye West është në një lidhje me Irina Shayk, e cila është nëna e fëmijëve të Bradley Cooper”,- komentoi një person në faqen e Instagramit për të famshëm.

Irina dhe Kanye u shfaqën për herë të parë bashkë në vitin 2010, kur modelja u shfaq në videoklipin e këngës së tij “Power”. Gjithashtu, ajo u shfaq në pasarelën e “Kanye’s Fall/Winter” në Javën e Modës në Paris, në vitin 2012.

Ndërsa muajin e kaluar Irina u shfaq në publik e veshur me një bluzë të dizejnuar nga Kanye West në bashkëpunim me “Balenciaga”.

Irina u nda me Cooper në vitin 2019, pas katër vitesh bashkë dhe ata kanë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lea. Ndërkohë, Kanye u martua me Kim në 2014-ën dhe ish-çifti u ndanë zyrtarisht në muajin shkurt të këtij viti. Ata kanë katër fëmijë: North, 7 vjeç, Saint, 5 vjeç, Chicago, 3 vjeç, Psalm 2 vjeç.