Nga data 20-24 maj do të zhvillohet ngjarja më e rëndësishme çiklistike në vendin tonë, Turi i Shqipërisë. Ditën e enjte, rreth një muaj përpara fillimit, është bërë  prezantimi i këtij evenimenti, që duke nisur nga ky vit, do të jetë edhe në kalendarin e aktiviteteve të Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit.Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, gjatë këtij prezantimi, ka kërkuar më shumë mbështetje nga ana e qeverisë dhe policisë për mbarëvajtjen e aktivitetit.“Ky tur është më i rëndësishmi në vendin tonë.

Kërkohet një kujdes shumë i madh nga ana e policisë, pasi dihen rrugët e Shqipërisë. Në të njëtjën kohë, shpresohet edhe në një kënaqësi, pasi ky eveniment mund të ndikojë në rritjen e turizmit në Shqipëri”, tha Anxhaku.Në edicionin e 74 të Turit të Shqipërisë, çiklistët do të përshkojnë gjithsej 864 km. Ai do të nisë me etapën e parë Tiranë-Korçë dhe do të mbyllet me etapën Sarandë-Fier.