Dhjetëra familje të ish-njësisë së Sukthit, të cilët u përmbytën në fillim të vitit, si rezultat i daljes së Erzenit nga shtrati, kanë protestuar para bashkisë pasi nuk kanë marrë dëmshpërblimin.
Përfaqësuesit e rreth 31 familjeve të njërës nga zonat e Sukthit, që ndodhen ne breg të lumit Erzen, kërkojnë lekët e dëmshpërblimit pas përmbytjeve të ndodhura.
Ata kanë deklaruar se shpërblimi për dëmet u premtua nga ana e administratorit të Sukthit, por edhe e grupeve në terren që bënë evidentimin e dëmeve, por katër muaj më pas nuk kanë marrë dëmshpërblimet e pritura. Ndërkohë, ata u shprehën se po vjen qershori dhe në gjendjen në të cilën ndodhen, ata janë të gatshëm të bojkotojnë zgjedhjet.
Sipas protestuesve janë bërë procedurat e dëmshpërblimit, por lekët nuk u janë akorduar ende.
Ndjekim deklaratat:
K.H.