Sindikata e punonjësve te transportit hekurudhor ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste para Ministrisë së Transporteve dhe Kryeministrisë. Kjo sindikatë këtë vendim e mori pas indiferencës totale të Ministrisë së Transporteve përgjegjëse e situates, ku gjendet Hekurudha Shqiptare.   

Protesta pritet që të zhvillohet në datat 18 dhe 19 prill deklaroi kreu i sindikatës, Osman Meta. Nëse ministria e linjës dhe kryeministria nuk do të reagojnë, hapi vendimtar është greva e urisë.  

Sindikalistët do te ecin në këmbë nga sheshi “Shqiponja” drejt Ministrisë së Transporteve dhe me pas do të drejtohen para Kryeministrisë. Ata në këtë protestë do të kërkojnë rritjen e pagës minimale dhe përmirësimin e pagave të tyre sipas kategorive si dhe hapjen e fronteve të punës për punonjësit, krahas rritjes së subvensioneve nga shteti për Hekurudhën.  

Për këtë protestë kanë firmosur paraprakisht sindikalistët e të gjitha rajoneve hekurudhore të vendit. 

K.H.