Policia njofton se ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen nga policia 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Eduart Yzeiraj, Xhulio Troka dhe Gentian Yzeiraj.

NJOFTIMI I POLICISË

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit E. Y., 37 vjeç (i shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg” të caktuar nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”) dhe Xh. T., 27 vjeç, të dy banues në Fier, pasi në një banesë të braktisur në fshatin Kreshpan, janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

Gjithashtu, për këtë rast u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi G. Y., 21 vjeç, banues në Kreshpan, i cili gjatë momentit që autorët janë pikasur nga shërbimet e Policisë, ka ndihmuar shtetasin Xh. T. të largohej nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës për prodhim e shitje të lëndës narkotike.