Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas dhe proceduar 2 të tjerë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Mësohet se forcat blu kanë sekuestruar doza lënde narkotike cannabis sattiva.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të  Policisë Durrës në vijim të kontrolleve të ushtruara për të goditur paligjshmërinë, kanë vënë në pranga 1 shtetas dhe proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi A.H., 26 vjeç, banues në Durrës si dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi K.S., 25 vjeç, banues në Durrës.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr.15, Durrës gjatë kontrollit personal dhe në banesë të ushtruar shtetasve të mësipërm  iu gjetën doza lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva.

———

Gjithashtu, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.P., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në  lagjen Nr.18 Durrës, gjatë kontrollit personal, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.