Java e ardhshme përkon me përfundimin e afatit për regjistrimin e zgjedhjeve, nevojën për të zgjedhur një President të ri të vendit si dhe nevojën për të zgjidhur krizën politike.

Por sipas kreut të LIBRA-s, Ben Blushit, javën e ardhshme Shqipëria mund të kthehet në një repiblikë pa institucione. Sipas Blushit, rrëzimi i qeverisë dhe i parlamentit të Shqipërisë është i dukshëm në horizont.

Statusi i Ben Blushit: 

KRIZA PO HYN NË KRIZË

Duke nisur nga kjo javë mund të kthehemi në një Republikë pa institucione. Mund të mos kemi Qeveri, mund të mos kemi Veting, mund të mos kemi President dhe mund të mos kemi Zgjedhje. Askush nuk po negocion dhe askush nuk do të negociojë. Shqipëria po shkon në rënie të lirë. Edhe vetë kriza po hyn në krizë.