Kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në takimin me Forumin Rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se politikanët e një vend nuk mund të bëhen pengesë për rininë.

Meta theksoi se arroganca e njërës palë dhe ultimatumet e palës tjetër nuk i shërbejnë Shqipërisë.

“S’na dhimbsen karriget për të zgjidhur situatën politike. Duke nisur nga karrigia e Ilir Metës dhe gjithë ministrave të LSI-së. 

Rinia nuk do lejojë që demokracia në vend të merret peng. Në nuk jemi me arrogancën e njërës, palë apo me ultimatumet e palës tjetër. Jemi për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të gjtihëpranuara, me qëllim që të mos bëhemi turpi i Evropës në vitin 2017”, tha Meta.