Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjen e ish-shefit të policisë së Vlorës, Artan Cuku, duke e cilësuar si “një krim të shëmtuar dhe një vrasje me sfond shtetëror”.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjes të së ndjerit. Ai dënon krimin dhe i bën thirrje Prokurorisë të bëjë çdo përpjekje në hetim.