Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në kryeqytet, ku një fëmijë është përplasur nga një automjet.

Policia njoftoi se në Yzberisht, rreth orës 21:30, mjeti me drejtues shtetasin M.Gj., 29 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë të moshës 6 vjeç.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, konfirmoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.