Një përplasje mes dy automjeteve në qendër të Fierit ka shkaktuar një të plagosur. Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një mjet tip “Golf” dhe për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e njërit prej mjeteve.

E plagosura është dërguar në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.