Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Kuçi 37 vjeç, banues në Katund i Ri, nën akuzën e “Dhunës në familje”.
Ditën e diel, më 2 prill, në fshatin Katund i Ri, ai ka goditur ish-bashkëjetuesen, shtetasen M.D. 42 vjeçe.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.





