Policia ka sekuestruar një sasi prej 3.5 kg kanabis sativa, ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e saj.
Në pranga ra A. Canameti 36 vjeç, banues në Ishëm të Durrësit.
Ai e kishte fshehur sasinë e lëndës narkotike në tunelet e ish-repartit ushtarak në fshatin Likmetaj të Ishmit, në një objekt ku mbante bazën ushqimore për bagëtitë.
Droga u zbulua nga një kontroll i ushtruar nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Manëz.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.





