Një grua 49 vjeçe i ka dhënë fund jetës në Durrës.

Dje rreth orës 12:45, në Xhavzotaj, është vetëhelmuar me fotoksinë në banesë shtetësia L.I.

Ajo është transportuar në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Shkak i vetëflijimit të gruas, sipas policisë, dyshohet se ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.