Lëshohet urdhër mbrojtjeje për një vajzë në Durrës pasi është dhunuar nga vëllai i saj.

Vajza me iniciale E.K., 18 vjeçe ka denoncuar në polici vëllanë e saj 22-vjeçar Y.K. , pasi e ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht.

Shkaku i dhunës nuk bëhet i ditur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.K, vjeç 18, pasi dyshohet se i vëllai, shtetasi Y.K, vjeç 22 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.