Për herë të dytë brenda një jave, kryeministri Edi Rama i kthen përgjigje komentuesve në faqen e tij të “Facebook”-ut në lidhje me projektin aq shumë të diskutuar në Durrës “Veliera”, duke theksuar se bëhet fjalë për një kryevepër.

Rama ka publikuar sot në mëngjes një imazh të Gurit të Legjendave të Përmetit, duke dhënë lajmin se kanë filluar punimet për rikualifikimin urban të hapësirës rreth Gurit dhe restaurimin e rrënojave të hershme mbi të. Nga ky lajm, ka marrë indicie një qytetar nga Durrësi, i cili i kërkon shefit të qeverisë një mendim në lidhje me masakrën arkeologjike që po i bëhet sipas tij, qytetit të Durrësit.

Rama i ka kthyer përgjigje menjëherë komentuesit duke i sugjeruar që të mos merret me llafe pa bukë, pasi “Veliera” do të jetë një kryevepër e artit urban.

KOMENTET

Komentuesi: Mirmengjezi zoti kryeminister.
Po me punimet qe po behen ne Durres ku kan dal ne drit rrenoja dhe relike te mesjetes dhe po i hidhet beton siper, cili esht mendimi juaj, a ja vlen te betonizohet historia e qytetit me te lasht ne ballkan ???
Shpresoj ne nje nderhyrje te qeveris per ndalimin e ksaj masakre arkeollogjike……

Rama: Arjan, mos u merr me llafet pa buke te njerezve te paditur qe duan shesh per te bere pershesh! Veliera do te jete nje kryeveper e artit urban, ku e shkuara dhe e ardhmja do te bashkejetojne ne harmoni e ku rrenojat do te dalin ne drite bashke me ate zone deri dje te mbytur nga pluhuri e tymi i makinave.