Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Durrës kanë arrestuar në flagrancë një person që i jepte makinës në gjendje të dehur.
Kështu, u arrestua shtetasi S. T. 42 vjeç, banues në Durrës.
Policia informon se ai u kap në lagjen nr.13 duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





