Motori Ducati i Xavi Fores ka shpërthyer në flakë gjatë garës së Superbike në Aragon të Spanjës.
Një garë e komplikuar për spanjollin, që fillimisht ka rrëshqitur e pasi është rinisur ka para mottorin e tij të përfshihet nga zjarri.
Flakët kanë dalë nga pjesa motorike dhe piloti është detyruar që frenojë e të largohet me shpejtësi. Fatmirësisht Fores ka pësuar vetëm disa djegie të lehta në pjesën e qafës, por do të jetë i gatshëm për të marrë pjesë në garën e radhës.