Paradite e sotme një aksident i rëndë ndodhi në qytetin e Shkodrës.

Një automjet përplasi një person, i cili po lëvizte me biçikletë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të varrezave katolike.

I aksidentuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se i aksidentuari është Nikolin Gjoni, 60 vjeç.

Policia ka shoqëruar shoferin, që shkaktoi aksidentin, ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.