Një shqiptar, i cili qëlloi me armë jo të vërtetë në drejtim të një bande, është dënuar me 5 vite heqje lirie.

Kujtim Elezaj, i cili qëndronte ilegalisht në Angli, nxorri imitim pistolete dhe nisi të shtinte në drejtim të personave që ishin përfshirë në një sherr në rrugët e Oxford –it lindor.

25 – vjeçari, i cili do të deportohet drejt Shqipërisë pasi të ketë kryer gjysmën e dënimit në Britani, u përpoq që të gënjente rivalët sikur po i qëllonte me armë të vërtetë. I riu shqiptar besohet se përdori një imitim arme që përdoret nga qitësit olimpikë.

“Dhuna ekstreme” mes dy bandave shqiptare do të ketë qenë e tmerrshme për dëshmitarët që ndodheshin në atë moment në rrugën Ridgefield, tha gjykatësi.

Ross tha gjithashtu se do ta rishikonte dënimin për Elezaj nëse ai do të tregonte se ku e kishte fshehur armën.

Vetë i pandehuri i tha gjykatësit se kishte vepruar për vetëmbrojtje dhe donte vetëm që t’i frikësonte kundërshtarët.