32-vjeçari nga Durrësi, shtetasi M.F. është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi një natë më parë ka “vizituar” një shtëpi në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar.

32-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e 29-vjeçarit E.Sh. dhe ka marrë prej andej dy telefonë dhe 2 karta banke.

Vjedhja është konstatuar nga i zoti i shtëpisë që ka bërë denoncimin në polici. Vjedhja e kartave të bankës, ka shqetësuar më shumë 29-vjeçarin, pasi përveç faktit se trembej se hajduti mund të tërhiqte para nga llogaritë e tij, ai vetë nuk mund të tërheqë përsa kohë të përfundojnë procedurat bankare.